Kantina “Arbëri” është ndërtuar me një kapacitet prodhues prej 3000 HL. Aftësia e saj prodhuese ka ardhur gjithnjë në rritje. Në vitin 2004 me një kapacitet fillestar 1000 HL, në vitin 2005 prodhimi arriti në 1500 HL, ndërsa në vitin 2009 u prodhuan 2500 HL. Nga këto 60% Kallmet, 30% Shesh i Bardhë dhe 10% varietete të ndryshme. Prodhimi i varieteteve autoktone shqiptare është  mbi 90 % e prodhimit të verës Arbëri.

Teknologjia e prodhimit të verës bazohet në eksperiencen disa vjecare te Grupit dhe Laboratorit VINEA me qendër në Ancona, dhe Enologëve të saj me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në këtë fushë.

Që  kjo traditë të ruhet dhe të vazhdohet  më tej, Kantina Arbëri po specializon stafin e saj me enologë të rinj si z.Rigers Kaçorri i cili po vazhdon studimet në Fakultetin e Enologjisë në Universitetin e Bolonjës.

Kantina Arbëri është e standarteve bashkëkohore. Ajo plotëson parametrat Europiane dhe është e çertifikuar nga Kompania Italiane “SINCERT”, me UNI-EN-ISO 9001:2000 dhe Cert..No. 010/08 UNI-10854:1999.

Kjo Kantinë  është pjesë e GSI Albania  që nga 30.03.2007 duke u pajisur me bar-kodin e përdorimit. Më datë 10.09.2007 në bazë të legjislacionit shqiptar ështe bërë mbrojtja e MARKËS ARBËRI nga Drejtoria e Patentave dhe e Markave pranë Ministrisë  Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjetikës.

Objektivat për të ardhmen:

  • Zgjerimi i sipërfaqes së vreshtave në pronësi të Kantinës Arbëri në 60 ha deri në vitin 2020;
  • Rritja e kapaciteteve prodhuese e përpunuese dhe hapja e vendeve të reja të punës për këtë zonë;
  • Ruajtja e traditës së prodhimit të verërave autoktone dhe të rakisë së rrushit tradicionale vëndase;
  • Azhornim mbi teknologjitë e reja bashkëkohore të prodhimit dhe përpunimit të verës dhe specializimin e vazhdueshëm të stafit teknik të saj;
  • Përmiresimi i vazhdueshëm i sektorit të marketingut dhe informimit të konsumatorit;

KallmetShesh i Bardherakybott

Produktet tona

Copyright © 2014 "Eurogers" Sh.p.k. Mirdite, Albania.